Ajo që nuk duket nga shkëlqimi i Barcelonës, skuadra me rekordin e borxheve, 1.45 miliard euro, 30 milion euro në muaj vetëm interesa
Te Como që po noton në ujërat e Evropës, nota e stonuar në këtë fillim sezoni është pikërisht Alvaro Morata që erdhi në skuadër për të sjellë eksperiencën e tij dhe golat, por që deri tani nuk është zhbllokuar, madje ndaj Napolit humbi edhe një 11 metërsh e për më tepër, ka pasur një rendiment për të cilin i jepet notë pakaluese.
Periudha e errët e ish kapitenit të Spanjës, ka pasur kulmin ndoshta pasditen e kësaj të shtune kur gjatë ndeshjes me Caglarin, Morata i dëshpëruar nga markimi asfiksues i Yerri Mina u bë protagonist i një episodi kurioz.
Kur po mbyllej minuta e 61, Valle dërgoi një top përpara pa shumë saktësi dhe që përfundoi direkt në duart e Capriles dhe duke ndjekur trajektoren e topit, Mina i preu rrugën përpara qëndërsulmuesit të Comos për të mos e lejuar që të rrezikonte portën e skuadrës së tij. Në këtë pikë Morata që nuk e ndali vrapin e tij, u përplas me qendërmbrojtësin e Cagliarit duke u ndëshkuar me karton të verdhë.
Pasi pa t’i tregohej kartoni në fytyë, Morata u kthye nga pankina duke bërë disa gjeste me duar dhe duke hequr nga krahu shiritin e kapitenit i tha trajnerit Fabregas që ta zëvendësonte dhe tekniku ia plotësoi kërkesën dhe e thirri në stol duke hedhur në fushën e lojës Douvikas. Sa për kronikë sfida mes Comos dhe Cagliarit përfundoi 0-0
Top Channel