Chelsea bën detyrën në ndeshjen e tij të javës së 11 të Premier League angleze. Në Stamford Bridge, skuadra londineze iu imponua Wolverhamptonit të vendit të fundit duke e mundur 3-0 për të marrë këtë fitore që e ngjit në vendin e dytë, 6 pikë prapa Arsenalit.

Ishte një ndeshje që Chelsea e zgjidhi në pjesën e dytë të saj, pasi 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 0-0. Ishte Malo Gusto ai që hapi serinë e golave për të besuarit e Enzo Marescas në minutën e 51. Dhe kaq i mjaftoi Chelseat që te vinte përfundimisht diktatin e tij në fushën e lojës.

Në minutën e 65 londinezët dyfishuan rezultatin me Joao Pedron, ndërkohë që vetëm 8 minuta më pas Pedro Neto fiksoi fitoren 3-0 të skuadrës së Chelsea që për momentin shihet si forca e dytë e kampionatit anglez pas Arsenalit.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta