Bayerni i Mynihut ‘njollos’ pak perfeksionin e tij në këtë sezon. Skuadra bavareze është frenuar në ritmin e saj në sfidën e radhës së Bundesligës gjermane teksa ka barazuar në fushën e Union Berlin me rezultatin 2-2 një barazim që erdhi vetëm në castet e fundit, me skuadrën e Vincent Kompany që gjithsesi ruan pathyeshmërinë e saj.

Skuadra berlineze zhbllokoi rezultatin në minutën e 27 me golin e Doekhi, por kampionët e Gjermanisë reaguan duke barazuar rezultatin në 1-1 pas 11 minutash me Luis Diaz. Rezultati mbeti 1-1 deri në minutën e 82 kur Union Berlin ndëshkoi sërish bavarezët teksa shënuan përsëri me Doekhi për të marrë kryesimin 2-1. Kur u duk se Bayerni po shkonte drejt humbjes së parë, Harry Kane shpëtoi të tijët duke barazuar shifrat në 2-2 me bayernin që mori një pikë që gjithsesi i jep mundësinë të shkëputet edhe pak më shumë nga Leipzig që e humbi ndeshjen e tij me Hoffenheim 3-1.

Bayer Leverkusen ‘luan tenis’ me Heidenheim teksa në BayArena e fitoi këtë ndeshje me rezultatin e thellë 6-0 falë dygolëshave të Patrick Schick dhe Ibrahim Maza, si dhe golat e Ernest Pokut dhe Jonas Hoffman. Në ndeshjen tjetër Borussia Dortmund u frenua në barazimin 1-1 në transfertë ndaj hamburgut

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta