Medon Berisha, për të dytën ndeshje rradhazi, shpallet “Lojtari më i Mirë i Ndeshjes”
Atletico Madrid vazhdon ecurinë fantastike në LaLiga, duke regjistruar fitoren e katërt radhazi. Skuadra e Diego Simeones triumfoi 3-1 ndaj Levantes në “Metropolitano”, në ndeshjen e javës së 12-të, duke treguar se është kthyer seriozisht në garën për titullin kampion.
Sfida nisi me dominim të plotë të vendasve, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 11-të, falë një autogoli të Dela-s, pas një topi të futur në zonë nga Pablo Barrios. Megjithatë, reagimi i Levantes nuk mungoi: në minutën e 21-të, Manu Sanchez barazoi shifrat me kokë, duke përfituar nga pasiguria e mbrojtjes madrilene pas një goditjeje këndi.
Në pjesën e dytë, Atletico riktheu kontrollin e lojës dhe rrezikoi vazhdimisht. Goli i dytë erdhi në minutën e 60-të, kur Antoine Griezmann, pas një aksioni të bukur kolektiv dhe një asisti perfekt nga Marcos Llorente, e shtyu topin në rrjetë për 2-1. Francezi vulosi fitoren në minutën e 80-të, duke shënuar ‘dopietën’ personale dhe duke bërë që “Colchoneros” të festonin një tjetër fitore bindëse para tifozëve të tyre.
Pas këtij suksesi, Atletico Madrid ngjitet në vendin e tretë me 25 pikë dhe konfirmon pretendimet për trofeun, ndërsa Levante mbetet në zonën e ftohtë të tabelës, në vendin e 17-të me vetëm 9 pikë. Griezmann, me formën që po kalon, mbetet lideri absolut i skuadrës së Simeones.
Top Channel