Superiore/ Flamurtari merr fitoren e dytë sezonale, kuqezinjtë mundin Bylisin dhe “braktisin” vendin e fundit
07/11/2025 19:00
Java e 11-të e Superiores ka nisur me një fitore të Flamurtarit në transfertë kundër Bylisit me rezultatin 0-1.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Maksuti në minutën e 63’, gol i cili shërbeu për t’i dhënë tre pikë tepër të rëndësishme vlonjatëve.
Me këtë fitore, Flamurtari “braktis” vendin e fundit dhe ngjitet në vendin e 9-të me 8 pikë, duke lënë pas Tiranën, ndërsa Bylisi vijon të qëndrojë në vendin e 6-të me 12 pikë.
REZULTATI:
Bylis 0-1 Flamurtari
Maksuti 63′
RENDITJA:

Top Channel