Analiza/ Sylvinho edhe 30 ditë në krye të Kombëtares se Shqipërisë, në kufirin mes lavdisë dhe kritikës…
Kombëtarja shqiptare në 13 nëntor do të luajë në transfertë ndaj Andorrës për kualifikueset e Botërorit 2026, një ndeshje ku kuqezinjtë mund të sigurojnë kualifikimin në fazën e playoffit. Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se ka nisur shitja e biletave për këtë përballje,
Shitja e biletave do të bëhet online dhe nis që këtë të premte, me FSHF që në faqen e saj të internetit ka publikuar edhe linkun ku mund të realizohet procesi I blerjes së biletave. Federata Shqiptare e Futbollit thekson se një ditë përpara ndeshjes, pra në 12 nëntor, personat që kanë kryer blerjen do të marrin në dorëzim biletat e tyre në adresat e tyre në email.
Në të njëjtën kohë, FSHF kujton se ashtu sikurse edhe në përballjet e tjera, personat që do të jenë në stadium do të duhet të kenë mjet identifikimi me vete, ndërkohë që nuk do të lejohen të hyjnë në impiant objekte të ndaluara.
Pas sfidës me Andorrën, Kombëtarja shqiptare do të luajë ndaj Anglisë ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit në Air Albania Stadium. Ata që nuk do të kenë mundësinë të shkojnë në stadium, do të kenë mundësi që si ndeshjen me Andorrën ashtu dhe atë me Anglinë ta ndjekin nëpërmjet platformës Digitalb. Kombëtarja shqiptare ndodhet në grupin K të kualifikueseve dhe pozicionohet në vendin e dytë me 11 pikë, 1 më shumë se Serbia në vendin e tretë.
Top Channel