Kategoria e Parë/ “Shtanget” Pogradeci, liqenorët pësojnë disfatë në transfertën e Burrelit
07/11/2025 15:52
Kategoria e Parë ka ngritur siparin e javës së 11-të me duelin interesant mes Burrelit dhe Pogradecit, i cili u fitua nga vendasit me rezultatin 2-0.
Sfida ishte e luftuar, por goli i parë u shënua nga Arnold në minutën e 42’.
Në minutën e 59’, Kastrati dyfishoi shifrat, duke sjellë qetësi për skuadrën e Samuel Nikajt.
Me këtë fitore, Burreli ngjitet momentalisht në vendin e pestë me 16 pikë, ndërsa Pogradeci nuk lëviz nga vendi i tretë me 18 pikë.
REZULTATI:
Burreli 2-0 Pogradeci
Arnold 42’, Kastrati 59’
Top Channel