Ylber Ramadani po rezulton një futbollist stakanovist në këtë sezon në Serie A me skuadrën e Lecces. Mesfushori i kombëtares shqiptare është ai që ka përshkuar më shumë kilometra në këtë sezon të kampionatit italian, gjë që e ka konfirmuar vetë Serie A.

Ramadani në këto 10 javë të para të kampionatit italian ka përshkuar 115.9 km në fushat e lojës duke lënë pas tij dy futbollistë të Udineses në vendin e dytë dhe të tretë kalstrom dhe Atta të cilët plotësojnë këtë podium të vecante me respektivisht 114.7 dhe 113.8 km të përshkuara.

Menjëherë pas tyre pozicionohet futbollisti i Genoas me 113.4 km, ndërkohë që pesëshen e futbollistëve që kanë vrapuar më shumë e plotëson futbollisti i Napolit, Di Lorenzo me 113.2 km të përshkuara.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta