‘Guerrilje’ në Vallecas, ultrasit e Rayo, përleshje me tifozët e Lech Poznan
Daniele De Rossi është zyrtarisht trajneri i ri i Genoas. Klubi Italian doli me një komunikatë për shtyp duke konfirmuar ardhjen në pankinë të ish kapitenit të Romës që do të zëvendësojë Patrick Vieira. Daniele De Rossi nënshkroi me Genoan një kontratë 8 mujore deri në qershorin e vitit të ardhshëm, me opsion rinovimin automatic të saj nëse skuadra xhenoveze arrin të sigurojë qëndrimin në Serie A.
Ironia e fatit do që Daniele De Rossi të rinisë karrierën e tij si trajner në të njëjtin stadium ku e ndërpreu atë; ndeshja e fundit e tij si trajner i Romës ishte pikërisht ajo ndaj Genoas e mbyllur me barazimin 1-1 me De Rossin që u ndëshkua me karton të kuq në atë moment kështu që ai nuk do të jetë në stol në sfidën e së dielës për debutimin e tij në stolin e kuqebluve.
Genoa do të luajë ndaj Fiorentinës, emri i së cilës u lidh me atë De Rossit në të kaluarën. Edhe skuadra violë, ashtu sikurse edhe Genoa deri pak më parë, është në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Stefano Piolin dhe tani në pole position është Vanoli. Është kjo një sfidë ku De Rossi duhet të mbajë skuadrën e tij të re të përqendruar në maksimum pasi është një ndeshje delikate ku në lojë është mbijetesa në Serie A
Top Channel