Victor Osimhen lë pas yjet e sulmit europian, napolitanët e shohin me lot në sy…
Ish-lojtari gjerman i del në mbrojtje lojtarit kolumbian pas kritikave të ashpra
Fitorja 2-1 e Bayernit të Mynihut ndaj Paris Saint-Germain në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve UEFA, u udhëhoq nga një dopietë e kolumbianit Luis Díaz, që më pas u zbeh nga ndërhyrja e konsideruar horror, që ai kreu në dëm të Hakimit. Një episod që ka ndezur debate në ambintet e futbollit europian. Ai u ndëshkua për atë ndërhyrje ndaj marokenit i cili pësoi një dëmtim serioz.
Mes valës së reagimeve pro dhe kundër, u shtua një zë i fuqishëm: mesfushori gjerman Toni Kroos, i cili ishte kategorik në mbrojtjen e lojtarit të Bayernit, duke deklaruar se vendimi i gjyqtarit u ndikua nga pasoja e veprimit dhe jo nga qëllimi.
Toni Kroos, ish-lojtar i Real Madridit dhe fitues i Kupës së Botës, përdori podcastin e tij të njohur “Einfach mal Luppen” për të analizuar aksionin në minutën e 44-të, ku Luis Díaz u nis në përpjekje për të larguar topin dhe përfundoi duke rënë me peshën e trupit të tij mbi kyçin e këmbës së Hakimit, duke e detyruar marokenin të largohej i lënduar.
Për gjermanin, gjyqtari italian Maurizio Mariani bëri një gabim thelbësor. “Për mua është e qartë, nuk është një karton i kuq. Ai lejoi që dëmtimi i Hakimit të ndikonte shumë në vlerësimin e tij të lojës. Nëse Hakimi do të ishte ngritur pas ndërhyrjes, askush nuk do ta kishte rishikuar episodin”, deklaroi Kroos. Argumenti i tij qendror thekson një parim kyç të arbitrimit: gjykimi i veprimit duhet të jetë i pavarur nga rezultati i përplasjes. Kroos këmbënguli që gjyqtarët duhet ta gjykojnë lojën për atë që është në vetvete – një faull i rëndë, por jo i qëllimshëm – në vend që të ndikohen nga pasojat, në këtë rast, dëmtimi serioz që pësoi lojtari i PSG-së.
Një kor zërash në mbrojtje të Diazit
Mendimi i Kroos nuk është i izoluar. Një sërë figurash në futbollin evropian, përfshirë trajnerë dhe shokë skuadre nga skuadra kundërshtare, kanë dalë në mbështetje të kolumbianit, duke rënë dakord se qëllimi i Díaz nuk ishte të lëndonte kolegun e tij. Luis Enrique, trajneri spanjoll i PSG-së, zgjodhi maturinë dhe respektin, duke hedhur poshtë çdo qëllim të keq nga ana e lojtarit kolumbian. “Ky është futbolli, një sport kontakti. Është për të ardhur keq, por duhet të jemi të duruar”, komentoi ai pas ndeshjes.
Kapiteni i PSG-së, Marquinhos, ishte i prerë në deklaratën se përjashtimi nga ndeshja ishte një aksident. “Ai nuk është djalë i keq, u përpoq të kapte topin. Duke pasur parasysh intensitetin e ndeshjes, përjashtimi u bë vetëm sepse ndërhyrja ishte në kohë vonesë. Kështu lëndoi një kundërshtar dhe për këtë është aty gjyqtari”, deklaroi ai. Joshua Kimmich, nga ana e tij, pranoi se Díaz ishte “shumë i dekurajuar” në dhomën e zhveshjes në pushimin e pjesës së parë, por e mbrojti veprimin e tij: “Lucho ishte pak i frustruar në atë situatë… Ai në fakt rrëshqiti anash lojtarit, dhe Hakimi donte ta vendoste trupin përpara tij në atë moment, dhe kjo është arsyeja pse e kapi. Por duket keq.”
Top Channel