Rinis karrierën e trajnerit aty ku e ndërpreu, De Rossi zyrtarisht në stolin e Genoas
Lagjja e Vallecas në Madrid përjetoi një natë lufte dhe protagonistë u bënë grupimi i tifozëve ultras së Rayos, Bukaneros dhe tifozët më radikalë të Lech Poznan, në prag të sfidës mes këtyre dy skuadrave në Conference League.
Imazhet e shfaqura për ngjarjen që ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje ishin të tmerrshme. Rreth 400 tifozë radikalë të të dyja skuadrave u përleshën mes tyre në rrugë dhe shumë prej tyre ishin me kapucë në kokë, ndërkohë që banorët përrreth filmonin skenat e dhunës nga banesat e tyre. Në zonën rreth stadiumit u panë që të hidheshin tymosëse e gurë dhe karrige që ‘fluturonin’ e madje u sulmua edhe një lokal.
Në këtë pikë u desh ndërhyrja e Policisë Kombëtare e cila arriti deri aty sa të qëllojë në ajër në mënyrë që të ndalte një betejë të tmerrshme që u mbyll me një të arrestuar dhe me të paktën një të plagosur, të dy të grupimit Bukaneros. Arrestimi ndodhi në rrugën Teniente Munoz Diaz kur pas shuarjes së sherrit kryesor, Policia qëndroi në zonë për ta ruajtur. Aty erdhen disa ultras të Bukaneros që nisën të ushtronin dhunë ndaj një tifozi polak. Burime të policisë konfirmuan se tifozët radikalë të skuadrës së Rayos iu drejtuan një burri duke i bërtitur: ‘do të të vrasim’. Sipas medias spanjolle, shkëndija që ndezi këtë përplasje mes këtyre dy grupimeve që janë edhe me ideologji krejtësisht të kundërta, u bë një grafit i realizuar nga nja tifoz i Lech Poznan që u konsiderua si provokim…
Ndeshja mes Rayo Vallecano dhe Lech Poznan është deklaruar një sfidë e një rreziku të lartë dhe për këtë përballje janë angazhuar 400 agjentë të Policisë Kombëtare në Spanjë
Top Channel