Trajneri i përfaqësuese franceze Didier Deschamps bën të lumtur trajnerët e Interit dhe Milanit, Cristian Chivu dhe Massimilaino Allegri duke mos grumbulluar Marcus Thuram dhe Adrien Rabiot për ndeshjet e radhës së kualifikueseve të botërorit 2026 me Ukrainën dhe Azerbajxhanin

Sulmuesi zikaltër u kthye në fushat e lojës vetëm mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen e Ligës së kampioneve me Kairat ku u aktivizua në minutën e 71, pasi kaloi dëmtimin muskular të pësuar në ndeshjen me Slavian e Pragës në fund të muajit shtator. Është ky një rikuperim i rëndësishëm për Cristian Chivu për ndeshjen e radhës me Lazion dhe impenjimet  e tjera me trajnerin rumun që pas vendimit të Deschamps do të ketë mundësi të punojë me sulmuesin edhe gjatë periudhës së pauzës së kampionatit.

Po kështu edhe milanisti Adrien Rabiot që është thuajse i rikuperuar, por ende nuk është kthyer në dispoziocion të Massimiliano Allegrit. Ndërkaq, Deschamps ka thirrur në skuadër dy francezët e tjerë të Milanit, portierin Mike Maignan dhe Christopher Nkunku. Vlen të kujtohet se pas pauzës së kampionatit për ndeshjet e kombëtareve në Serie A është në program Derbi i Madonninës mes Interit dhe Milanit

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta