Humbja ndaj Shqipërisë ka ende pasoja për serbët, vërshëllyen himnin dhe na fyen, FIFA i gjobit me 87.500 frangash
Pas një fillimi sezoni me luhatje, Samuele Ricci po përjeton një moment shumë pozitiv me Milanin. Mesfushori duke përfituar edhe nga dëmtimi i Rabiot dhe mungesa e Jasharit, fitoi minuta besimi duke u aktivizuar si titullar në 4 ndeshjet e fundit të Milanit në Serie A.
Një ndryshim i madh ky duke parë minutat e pakta që pati në ndeshjet kundër Lecces, Bolognas dhe Udineses, ndërsa me Cremonesen, Napolin e Juventusin qëndroi në stol, ndërsa në Coppa Italia ndaj Barit u aktivizua për 66 minuta.
Tani Samuele Ricci është mes të grumbullarve në listën paraprake të Gennaro Gattusos te kombëtarja italiane për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026 mes Moldavisë dhe Norvegjisë për të konfirmuar vendin e dytë në grup me shumë mundësi që ai të jetë i përfshirë edhe në listën përfundimtare. Është ky shpërblimi i drejtë për punën dhe impenjimin e Riccit që kishte nevojë për kohën e duhur për të metabolizuar kalimin nga Torino te Milan.
Për Riccin kjo është mundësia që të veshë sërish fanelën e Të Kaltërve pas 5 muajsh, herën e fundit ka ndodhur në ndeshjen me Moldavinë në qershor të 2025 me Italinë që fitoi 2-0, dhe ishte ndeshja e fundit e Spalletit si trajner i skuadrës 4 herë kampione të botës. Gattuso nuk e kishte thirrur për ndeshjet e tetorit me Estoninë dhe Izraelin dhe këtë radhë do t’i japë një shans
Top Channel