UEFA dhe Europoli kanë rinovuar Memorandimin e Bashkëpunimit mes tyre me qëllim mbrojtjen e integritetit te futbollit evropian dhe për të luftuar kriminalitetin. Memorandumi u nënshkrua këtë të enjte në selinë e UEFA në Nyon nga presidenti Alexander Ceferin dhe nga Drejtoresha Ekzekutive e Europol, Catherine De Bolle.

Akordi-lexohet në një komunikatë-bazohet te bashkëpunimi i mëparshëm mes dy institucioneve duke u përqendruar në mënyrë të vecante te lufta kundër trukimit të ndeshjeve duke e zgjeruar këtë bashkëpunim edhe për sfidat që lidhen me krimin e organizuar.

Ky bashkëpunim përfshin shkëmbimin e informacioneve dhe vënien në dispozicion të kompetencave për eventet e mëdha sportive, korrupsionin sportive, trukimet dhe pastrimin e parave që lidhen me futbollin, racizmin, ksenofobinë dhe ekstremizmin e dhunshëm e padyshim edhe për aktivitetet e paligjshme që kanë të bëjnë me transmetimet ilegale të përmbajtjeve audiovizive

‘Po bashkëpunojmë ngushtë me institucionet dhe agjencitë evropiane, mes të cilave Europol për të mbrojtur integritetin, besueshmërine dhe qëndrueshmërinë afatgjatë për futbollin në të gjitha nivelet-tha presidenti i UEFA, Ceferin-përmes partneritetit me Europol, me vazhdojmë të impenjohemi për të përmirësuar aksionet tona të koordinuara për të parandaluar dhe luftuar shfrytëzimin kriminal të sportit tonë’.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta