UEFA dhe Europol, vijojnë të jenë bashkë në mbrojtje të futbollit
Federata Angleze e Futbollit ka hapur hetime ndaj Crystal Palace për shkak të një parrulle provokuese të shpalosur nga tifozët e skuadrës londineze në drejtim të pronarit të Nottingham Forest, Evangelos Marinakis.
Në parrullë lexoheshin akuza shumë të rënda dhe të paprovuara për karrierën si sipërmarrës të Marinakis dhe ajo u shpalos gjatë ndeshjes mes Nottingham Forest dhe Crystal Palace e vlefshme për Premier League e zhvilluar në datën 24 gusht.
Tifozët e Crystal Palace e akuzonin Marinakis për hapjen e një hetimi nga UEFA për strukturën e pronësisë së klubit londinez që solli fituesit e FA Cup 2025 që të zbresë në Conference League, ndërkohë që Nottingham Forest u ngjit në Europa League. Crystal Palace akuzohet për sjellje jo korrekte dhe ka kohë deri të martën për t’iu përgjigjur këtij procedimi disiplinor
Top Channel