Gjatë podkastit të tij me të njëjtin emër, Wayne Rooney zbuloi disa detaje të pa thëna më parë që datojnë që nga vera e vitit 2004.

Këto janë fjalët e ish-sulmuesit të Anglisë, i cili në atë kohë luante për Evertonin: “Patjetër që do të kisha shkuar te Magpies. Manchester United donte të priste një sezon dhe pastaj të më nënshkruante vitin tjetër,” – deklaroi ish-futbollisti i kombëtares së Anglisë.

“Newcastle bëri një ofertë dhe nëse Djajtë e Kuq nuk do të kishin ndërhyrë, unë do të kisha shkuar atje. Të dy ekipet po konkurronin. Shoku më i mirë i agjentit tim ishte presidenti i Newcastle në atë kohë, kështu që jam i sigurt se edhe ai ishte nën presion për të provuar të më nënshkruante,” – përfundoi Rooney.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta