Mudryak, mbretëresha e operës me një zemër gjysmë të sinqertë: “Interi është si Torando, por Kairat guxoi të pamundurën.”
‘Përshëndetje të gjithëve. Prej kohësh nuk jam aktiv në rrjetet sociale dhe kam hapur dy llogari të reja. Nëpërmjet tyre unë dua t’ju tregoj projektet e mia të reja, të hyj në debate, të marr në konsideratë opinionet tuaja-me këtë mesazh në rrjetet sociale, ish presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales bën të ditur rikthimin e tij në vijën e parë.
‘Pas gati dy vjetësh larg rrjeteve sociale, është momenti që të kthehem-vijonte Luis Rubiales-synimi im është që të marr pjesë herë pas here duke dhënë opinionin tim për tema që kanë interes, të shpjegoj cështje që më prekin, të plotësoj informacione që të jenë sa më të sakta dhe të hedh poshtë ato që nuk janë te sakta. Do të përpiqem ta bëj këtë me respekt dhe në mënyrë konstruktive’
Rikthimi i Rubiales në rrjetet sociale ndodh në prag të publikimit të librit të tij ‘Të vrasësh Rubiales’ që do të ndodhë këtë muaj. Në dorëshkrimin e librit që ka më shumë se 500 faqe dhe që përfshin edhe dokumentacione, Rubiales tregon versionin e tij në lidhje me puthjen ndaj Jenni Hermosos, që e dënoi atë me 10800 euro, ndërkohë që u ndalua t’i afrohej lojtares në më pak se 200 m
Që pas largimit të tij nga posti i presidentit të qeverisë së futbollit spanjoll, për shkak të cështjes së puthjes jokonsensuale ndaj Jenni Hermoso, Luis Rubiales i qëndroi larg jetës publike dhe komunikimeve digjitale. Tani ai thyen heshtjen pikërisht në prag të publikimit të librit të tij.
Top Channel