Në Mallorca janë shfaqur disa shqetësime për Marash Kumbullën, që prekin edhe Kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi kuqezi në 21 shtator në sfidën ndaj Atletico Madrid pësoi një dëmtim muskular, por ai ende nuk po mund të kthehet në fushat e lojës.

Klubi balear nuk dha një diagnozë precize për dëmtimin e qendërmbrojtësit dhe as ndonjë informacion për periudhën e riaftësimit të tij duke theksuar se ky proces do të varej nga evoluimi i gjendjes së futbollistit.

Por ka kaluar një muajë e gjysmë dhe Kumbiulla alternon stërvitjen e tij sa në fushë, sa në palestër, por ende nuk ka një datë për kthimin e tij në fushën e lojës, që do të thotë se ai nuk do të mund të jetë në dispozicion të trajnerit Sylvinho për ndeshjet kualifikuese të këtij muaji.

Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të futbollistit, por ai nuk pritet të jetë në dispozicion të skuadrës së tij të paktën deri pas pauzës së kampionateve për ndeshjet e kombëtareve

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta