Vlera në merkato e Lamine Yamal sa vjen e rritet, sa arrin në një nivel stratosferik. Të paktën kjo është ajo që thotë studimi më i fundit i bërë nga Observatori i i futbollit, CIES që ka publikuar një listë me futbollistët e rinj nën moshën 20 vjeç me vlerën më të lartë në merkato dhe Lamine Yamal është dominuesi absolut.

Sipas studimit të CIES që në përcaktimin e vlerës së merkatos mes të tjerash bazohet te performanca, karakteristikat e lojtarit dhe popullariteti, Lamine Yamal rezulton se ka një vlerë të merkatos prej…349.6 milionë euro dhe është i shkëputur ndjeshëm nga rivalët e tij.

Në vendin e dytë, është talenti i Chelsea Estevao me një vlerë prej 118.1 milionë euro, ndërsa në të tretin pozicionohet një tjetër futbollist i Barcelonës, Pau Cubarsi me 112.7 milionë euro që lë pas Franco mastantuono të Realit të Madridit në vendin e katërt me 102.4 milionë Euro. Pra sipas CIES, vetëm këta 4 futbollistë e kanë kaluar kufirin e 100 milionë eurove përsa i përket vlerës së merkatos.

Klasifikimi i 10 futbollistëve të rinj nën 20 vjec me vlerën më të lartë të merkatos sipas CIES vijon me Ëarren Zaire Emery(PSG), Ethan Nwaneri(Arsenal), Myles Lewis Skelly(Arsenal), Geovany Quenda(Sporting Lisbonë), Endrick(Real Madrid) dhe Lucas Bergvall(Tottenham).

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta