Më në fund një lajm i mirë për Sylvinhon, Kumbulla lë pas dëmtimin, shfaqet në stërvitje normalisht
Federata Ndërkombëtare e Futbollit krijon Çmimin FIFA e Paqes: Futbolli bashkon botën. Është ky një cmim që sipas presidentit Gianni Infantino do t’u akordohet të gjithë atyre që kanë spikatur me punën e jashtëzakonshme të bërë për paqen dhe që kanë bashkuar njerëzit në të gjithë globin.
Ky çmim do të jepet në emër të 5 miliardë personave që adhurojnë futbollin dhe gjatë hedhjes së shortit të Botërorit të vitit të ardhshëm ku pritet të jetë I pranishëm edhe presidenti i SHBA, Donald Trump, ortaku strategjik i Infantinës dhe për shumë persona favorite për të fituar këtë çmim. Ceremonia e hedhjes së shortit të Botërorit 2026 do të mbahet në 5 dhjetor në Washington.
‘Në një botë që është gjithnjë e më shumë e pastabilizuar dhe e përçarë, është thelbësore që të njihet kontributi i jashtëzakonshëm i atyre që punojnë shumë për të shuar konfliktet dhe të bashkojë njerëzit në emër të paqes-deklaroi presidenti i FIFA, Gianni Infantino-futbolli është simboli i paqes dhe në emër të të gjithë komunitetit të futbollit, Çmimi FIFA për Paqen: Futbolli bashkon botën, do të njohë përpjekjet e mëdha të të atyre përsonave që bashkojnë popujt dhe transmetojnë shpresë te brezat e ardhshme’
Top Channel