E mërkura e 5 nëntorit është një ditë historike për Milanon. Stadiumi mitik ‘Giuseppe Meazza’ i San Siros është zyrtarisht në pronësi të Milanit dhe Interit. Pikërisht këtë ditë është nënshkruar dhe noterizuar dokumenti i kalimit të pronësisë së impiantit dhe zonave përrreth, një proces që nisi në orën 10:00 dhe përfundoi në orën 12:00.

‘Gjërat e mira kërkojnë gjithnjë kohë-ishin fjalët e presidentit të Milanit, Paolo Scaroni kur doli nga studio e noterit Filippo Zabban në qendër të Milanos. Akti i shitblerjes së stadiumit u bë i mundur pas miratimit nga Këshilli Bashkiak i Milanos dhe çmimi total është 197 milionë euro që blerësit e impiantit do ta paguajnë në disa faza. Në ditët e kaluara u punua për të përcaktuar garancitë bankare të nevojshme për derdhjen e këstit të parë të çmimit(rreth 100 mln euro duke përfshirë dhe TVSH dhe një kuotë të borxheve të prapambetura). Ky akt do të mund të quhet i finalizuar vetëm pas transferimit të këtyre fondeve.

Data e mbylljes është e rëndësishme dhe objektivi është që të kompletohet i gjithë procesi brenda 10 nëntorit. Nëse kalohet ky afat, do të hyjë në veprim kontrata arkitektonike për unazën e dytë të stadiumit që do të përjashtonte shkatërrimin e tij dhe ndërtimin e impiantit të ri brenda zonës aktuale.

Shitja e ‘Giuseppe Meazzës’ te dy klubet milaneze do të lejojë nisjen e një projekti të ri, detajet e të cilit njihen tashmë teksa dosja u prezantua në muajin mars. Projekti parashikon ndërtimin e një stadiumi të ri me kapacitet prej 71500 vendesh. Një pjesë e stadiumit aktual të San Siros do të ruhet dhe do të përdores ti muze dhe në aspektin komercial. Punimet janë parashikuar të nisin në 2027 me impiantin që mendohet të bëhet operativ në 2031

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta