Digjet autobusi i katalanasve pak përpara fillimit të ndeshjes Barcelona-Club Brugge
05/11/2025 22:19
Barcelona po zhvillon sonte ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.
Katalanasit do të luajnë ndaj Club Brugge në Belgjikë. Një incident ka ndodhur pak para këtij takimi, ku një autobus që po transportonte tifozët e Barcelonës, është përfshirë nga flakët.
Nuk ka ende raportim të detajuar se a ka persona të lënduar nga ky rast. Ndërkohë që sa i përket ndeshjes deri në minutën e 60-të skuadra belge po fiton 2-1 përballë Barçës.
Top Channel