Një protestë u mbajt këtë të mërkurë në Sarajevë kundër hyrjes në qytet të skuadrës izraelite Hapoel e impenjuar për ndeshjen e javës së nëntë në Euro League në basketboll për meshkuj me Dubain.

Për shkak të masakrave në Gaza, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia ua kanë ndaluar klubeve izraelite të hyjnë në vendet e tyre.Drejtuesit e skuadrës së Dubait zgjodhën një ndeshje si pritëse në një fushë neutral në Sarajevë me shpresën për të pasur mbështetjen e sportistëve, por  rriti kundërshtimin e disa shoqërive civile që dolën kundër hyrjes së skuadrës izraelite në Bosnje Hercegovinë. Popullsia në Sarajevë është  boshnjake e besimit mysliman.

Demonstruesit që hynë në selinë e qeverisë së Kantonit të Sarajevës kërkuan me forcë anulimin e ndeshjes mes Dubait dhe Hapoel e programuar për t’u zhvilluar këtë të enjte

‘Po mbroni kriminelët, jo popullin’, ‘A ka principet e saj Sarajeva?’, ‘Anuloni ndeshjen’-ishin disa prej parrullave që kishin protestuesit

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta