Në tenis kthehet e famshmja beteja mes gjinive. Aryna Sabalenka dhe Nick Kyrgios do të sfidohen mes tyre në një ndeshje ekzibicioni në Dubai që do të zhvillohet në 28 dhjetor. Ishin vetë tenistët që konfirmuan këtë sfidë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Në këtë mënyrë, Sabalenka 27 vjec dhe aktualisht numri 1 i botës në tenisin e femrave dhe dhe Kyrgios, 30 vjec, numri 652 i botës për meshkuj, do të rikthejnë  në një farë mënyrë sfidën e famshme mes Billie Jean King dhe Bobby Riggs në vititn 1973 me këtë të fundit që kishte deklaruar se tenisi i meshkujve ishte superior ndaj atij të femrave, por në fund ajo që e fitoi betejën mes gjinive ishte pikërisht Billie Jean King.

Aryna Sabalenka është kampionia në fuqi e Wimbledonit dhe US Open, ndërsa Kyrgios që si rezultatin më të mirë ka vendin e 13 në renditjen ATP të arritur në vitin 2016, këtë vit ka luajtur vetëm 5 ndeshje që nga rikthimi i tij pas një dëmtimi të gjatë në kyçin e dorës që e mbajti për 18 muaj jashtë fushave. Theksojmë këtu se si Sabalenka ashtu edhe Nick Kyrgios kanë të njëjtin agjent

Kam shumë respekt për Nick dhe talentin e tij dhe jam gati të jap maksimumin-tha Sabalenka-jam krenare që do të përfaqësoj tenisin e femrave dhe të jem pjesë e interpretimit modern të asaj përballjeje ikonike’.

Nuk mungoi as përgjigjja e Nick Kyrgios.

Kur të sfidon numri 1 i botës, i përgjigjesh thirrjes-tha tenisti australian-kam shumë respekt për Arynën. Është forcë e madhe dhe një kampione e vërtetë. Nuk jam tërhequr kurrë pas kur është bërë fjalë për një sfidë dhe në Dubai nuk do të jem thjesht për të luajtur, por për të argëtuar njerëzit’

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta