Trofeu i ‘Golden Boy’ për vitin 2025 i shkon Desire Doue. Sulmuesi i ri i Paris Saint Germainit, autor i një dygolëshi në finalen e Ligës së Kampioneve, fitoi cmimin si Lojtari më i mirë U21 i Evropës që jepet nga ‘Tuttosport’ duke pasuar kështu Lamine Yamal.

Shifrat justifikojnë plotësisht këtë triump të Doue; 6 gola në sezonin e kaluar në Ligue 1, 5 në 16 ndeshje të Italisë dhe 4 të tjerë në Kupën e Francës. Ndërsa  çmimi ‘Golden Boy Men’ i shkoi Diogo Jota që humbi jetën në një aksident tragjik në 3 korrik.

Fituesi i Golden Boy vendoset nga votimet e kryera nga 50 gazetarë sportivë të përzgjedhur në të gjithë Evropën. Në të kaluarën këtë trofe e kanë fituar edhe emra të tillë si Lionel Messi, Kylian Mbappe, Erling Haaland apo Wayne Rooney.

Vlen të theksohet se Yamal, fituesi i vitit të kaluar edhe pse mund të ishte në garë për këtë trofe duke qenë se është 18 vjec, ai nuk mund të nominohej sepse sipas rregullores, një lojtar që e ka fituar një herë këtë trofe nuk mund ta fitojë atë për herë të dytë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta