Ndërhyrja e Yann Bisseck ndaj Giovane në sfidën Verona-Inter në Serie A, ka ngjallur prej ditësh diskutime të ndezura në botën e arbitrimit në Itali.

Sipas të përditshmes ‘Corriere dello Sport’ kjo ndërhyrje e mbrojtësit gjerman ka shkaktuar përcarje mes arbitrave. Ka nga ata që bien dakord me vendimin e Doverit për ta ndëshkuar me karton të verdhë, ka nga ata që mendojnë se i duhej treguar kartoni i kuq.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, shumë prej arbitrave e konsiderojnë ndërhyrjen e Bisseck të ndëshkueshme me karton të kuq edhe për mënyrën si shkoi mbrojtësi te kundërshtari, një opionion që u mbështet edhe nga drejtuesit e Komisionit Kombëtar Arbitrar.

Për të qenë më i sigurt për korrektësinë e vendimit, shefi i Arbitrave Gianluca Rocchi e dërgoi cështjen te UEFA. Por edhe në Nyon i dhanë të drejtë Doverit duke konfirmuar kështu kartonin e verdhë për Bisseck.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta