Atentati në Shkodër, TCH siguron pamjet e makinës së djegur, dyshohet se u përdor nga autori
28/10/2025 13:30
Pas shpërthimit me lëndë plasëse që tronditi ne lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër, policia ka zbuluar një makinë të djegur në fshatin Dragoç.
Burime nga hetimet paraprake bëjnë me dije se mjeti po verifikohet nëse ka lidhje me atentatin ndaj 38-vjeçarit Enea Busukja, i cili mbeti i plagosur si pasojë e shpërthimit.
Makina është gjetur plotësisht e shkrumbuar dhe po i nënshtrohet ekspertizës nga grupi hetimor për të përcaktuar pronësinë dhe nëse është përdorur nga autorët e ngjarjes.
Hetimet vijojnë në disa pista, ndërsa pista kryesore mbetet pozicioni i Busukjas si inspektor në Hetimin Tatimor në Shkodër.
Top Channel