(EMRI) Skafi me drogë nga Saranda, gjendet sasi tjetër në det, 135 kg të sekuestruara deri tani Reshjet intensive të shiut të rëna gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të së dielës përmbytën një pjesë të fshatrave të Nën-Shkodrës dhe të bashkisë Vau Dejës.
Situata më alarmante ka qenë në këtë të fundit, ku rreth 100 shtëpi u zhytën në ujë, ndërkohë që lumi Glinë doli nga shtrati.
Kryebashkiaku i Vau Dejësit, Kristjan Shkreli, pasi pa nga afër situatën në terren, pranoi se gjendja mbetet e vështirë, ndërsa konfirmoi se janë të paktën 100 banesa me prezencë uji. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, Ashtë, Kosmaç dhe Barbullush janë pa energji elektrike.
Situata problematike paraqitet edhe në bashkinë Shkodër, në njësitë Gur i Zi dhe Berdicë, ku uji edhe atje ka depërtuar në banesa. Uji doli edhe mbi rrugën e re te Harku i Berdicës, duke rikthyer një problematikë të vjetër në këtë zonë.
Ndërsa pjesa e ultësirës përballet me përmbytje, në zonat malore ka pasur rënie gurësh dhe inertesh në rrugë rurale, si dhe prezencë uji në akse rrugore. Fshatrat turistike si Razma dhe Boga janë gjithashtu pa energji elektrike.
Top Channel