Seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, Kurti mban fjalën e tij: Rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të tjera pa buxhet

26/10/2025 11:24

Albin Kurti, i Lëvizjes Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të nëntë shkurtit është mandatuar për shpalosjen e programit dhe përbërjes së kabinetit qeveritar.

Në fjalën e tij hyrëse, ai u shpreh se vendi rrezikon zgjedhje të tjera të jashtëzakonshme, kësaj radhe pa buxhet.

“Sot mbi gjashtë muaj që prej thirrjes së seancës, më në fund kemi arritur në seancën për formimin e qeverisë. Kjo është një vonesë e paprecedentë ku për pesë nga gjashtë muaj deputetët ishin duke pritur Gjykatën Kushtetuese.

Është lënduar besueshmëria e partnerëve tonë. Përkundër tentimeve tona, asnjëra nga partitë parlamentare nuk ka pranuar të hyjë në marrëveshje qeveritare. Po të pranohej oferta jonë për bashkëpunim, sot do të kishim mundësinë për qeveri por edhe do të kishim mundësinë të zgjidhnim edhe sfidën e zgjedhjes së presidentit.

Sot ndodhemi para një situatë, ku qeveria propozohet si akt i shërbimit ndaj vendit. Pa votimin e qeverisë rrezikojmë të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pa buxhet e rrezikohen pagat në sektorin publik.

Një vend pa buxhet është një vend që nuk mund të ecë përpara.

Përderisa nuk votohet qeveria e re, kjo nënkupton zgjatje të mandatit të qeverisë në detyrë. Sot nuk jemi për të ndarë pushtet edhe pse kemi pasur ofertë të sinqertë ndaj partive tjera.

Ftoj secilin deputet të Kuvendit që të votojnë jo vetëm për interesin partiak por për të mirën e vendit.

Me të marrë besimin tuaj, pesë vendimet e para që në javën e parë. Miratimi i projektligjit të buxhetit. Caktimi i pensionit minimal në vlerë prej 150 euro. Vendimi për rritjen e shtesave për fëmijë. Vendimi për rritjen e pagës minimale në 500 euro. Miratimi i ndryshimit të plotësimit të ligjit që mundëson heqjen e kufizimit të punësimit për veteranët.

Janë një sërë marrëveshjesh përfshirë edhe planin e rritjes që do jenë prioritet”, tha Kurti.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta