Reshjet e dendura të shiut në vend, përmbytje në Vaun e Dejës
26/10/2025 10:56
Reshjet e dendura të shiut me intensitet shumë të lartë, që kanë përfshirë gjatë orëve të fundit territorin e bashkisë Vau i Dejës, kanë sjellë probleme të përkohshme në disa zona.
Në njësitë administrative Bushat dhe Melgushë, si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve dhe fryrjes së përrenjve, është shënuar prani e ujit në disa segmente rrugore për disa minuta, si dhe në disa sipërfaqe tokash bujqësore.
Burime nga bashkia bëjnë me dije se me pushimin e reshjeve, niveli i ujit ka nisur të tërhiqet gradualisht, ndërsa situata mbetet nën monitorim nga strukturat vendore të emergjencave civile.
Top Channel