“Qëndrimet tona janë publike”/ Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj para seancës së jashtëzakonshme: S’kam folur me Kurtin
					 26/10/2025 10:47					
				
				 
								
			Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka preferuar të mos komentojë shumë para seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku pritet të votohet për formimin e qeverisë së re.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Limaj tha se qëndrimet e partisë së tij janë tashmë të njohura dhe të publikuara.
“Besoj do të flasim më shumë pas seancës. Qëndrimet tona janë publike dhe besoj se të gjithë jeni të informuar”, tha ai.
Kur u pyet nëse ka pasur kontakte me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, në orët e fundit, Limaj u përgjigj: “Jo, s’jam kontaktuar”.
Top Channel