Suprizë në raportin e arbitrit Soto Grado pas El Clasicos…Lunin me karton të kuq
Arsenal është gjithnjë e më shumë kryesues i premier League. Topcinjtë e Londrës fituan derbin londinez me Crsytal Palace me rezultatin 1-0 dhe shkon në kuotën e 22 pikëve, i shkëputur me 4 pikë nga skuadra e vendit të dytë që për habinë e të gjithëve është Bournemouth.
Ishte një ndeshje të cilën skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e vendosi që në pjesën e parë dhe i mjaftoi vetëm 1 gol për të marrë 3 pikët. Episodi që vendosi fatin e takimit për Arsenal ishte minuta e 39 kur Eze shënoi golin klasik të ish-it duke i dhënë avantazhin 1-0 Topçinjve. Rezultati mbeti 1-0 për arsenalin edhe gjatë gjithë pjesës së dytë të takimit, por ajo që ka më shumë rëndësi për të besuarit e Artetës është marrja e 3 pikëve që i mbajnë ata në krye të klasifikimit, ndërkohë që Crystal Palace mbetet me 13 pikë në vendin e 10.
Aston Villa ndal vrullin e Manchester City dhe ndërpret serinë e 3 fitoreve radhazi të skuadrës së Pep Guardiolës. Në Villa park, Unai Emery mori më të mirën ndaj kolegut të tij te Citizens pasi e fitoi këtë ndeshje me rezultatin minimal 1-0. Për skuadrën nga Birmingham mjaftoi vetëm një gol i Cash në minutën e 19 për të marrë këto 3 pikë ndaj skuadrës së Manchester City, një fitore kjo që e ngjit Aston Villën në kuotën e 15 pikëve, në vendin e 7, ndërsa Citizens mbeten me 16 pikë në vendin e katërt.
Ndeshjet e tjera të Premier League
Bournemouth-Nottingham Forest 2-0(Tavernier ’25, Kroupi ’40)
Wolverhampton-Burnley 2-3(Strand Larsen pen. ’42, Munetsi ‘49/Flemming ’14, ’30, Foster ‘95
Top Channel