U aksidentua teksa qarkullonte me motor në gjendje të dehur, arrestohet 63-vjeçri në Fier Operacioni i koduar “Cross Border” i realizuar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, ka finalizuar pas një hetimi disa javor.
Veprimet u fokusuan në goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, duke çuar në arrestimin e një 46-vjeçari dhe shpalljen në kërkim të një bashkëpunëtori.
Gjatë operacionit, policia ndaloi automjetin që drejtohej nga shtetasi Julian Belortaja, 46 vjeç, në fshatin Vishocicë, Devoll. Pas kontrollit, u gjet një çantë sportive që përmbante 15 pako të mbështjella me natriban, me peshë totale 16 kilogramë, lëndë narkotike kanabis sativa. Lënda narkotike dyshohet të ishte e destinuar për t’u trafikuar drejt Greqisë.
46-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa bashkëpunëtori i tij, shtetasi Danjel Mete, 37 vjeç, është shpallur në kërkim. Policia po vijon punën për kapjen e tij dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Në kuadër të operacionit, janë sekuestruar gjithashtu automjeti dhe një celular i përdorur nga të dyshuarit. Hetimet po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë për të zbardhur plotësisht këtë veprimtari kriminale.
Materialet e procedurës janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel