Emri/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Gjakovës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tepelenë 44-vjeçari

26/10/2025 08:41

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 70”, forcat e Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale arrestuan në Tepelenë shtetasin Nelson Shehu, 44 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata Themelore e Gjakovës kishte caktuar ndaj tij më datë 6 shkurt 2025 masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale finalizuan me sukses operacionin ‘Operacionalja 70’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Interpol Tirana po kryen procedurat për ekstradimin e 44-vjeçarit në Kosovë, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat ndaj tij.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta