Vodhi bizhuteri në një banesë dhe i shiti në argjendari, arrestohet i riu në Shkodër. Procedohet pronari i sendeve me vlerë
25/10/2025 11:32
Policia e Shkodrës ka arrestuar një 24-vjeçar pasi vodhi bizhuteri me vlerë 300 mijë lekë në një banesë në Ishull Shëngjin.
Shtetasi me iniciale M.M., u arrestua pasi kishte shitur bizhuteritë në një argjendari në qytet.
Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel