Nga e diela e 26 tetorit ndërron ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për arratisjen e dy të burgosurve nga 313 në vitin 2021, duke dërguar në gjyq tre policët e pandehur.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet e gjithë kronologjia e ngjarjes, si të burgosurit Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, tentuan të arratisen duke zbritur me një litar të improvizuar me çarçaf nga pjesa e ajrimit.
Prokuroria tashmë kërkon gjykim për policët Oldian Myzyri, Bashkim Muça dhe Redion Maloku, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
“Nga hetimet e kryera rezulton se ata për kryrjen e tentativës për tu arratisur kanë përfituar dhe nga shkelja e rregullave të shërbimit të rojës të kryera nga disa punonjës të IEVP “Jordan Misja” Tiranë që kanë qenë me shërbim në momentin e arratisjes, mes të cilëve dhe të pandehurit Oldian Myzyri, Bashkim Muça dhe Redion Maloku.
Në bazë të nenit 31 të ligjit nr.81/2020 ”Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve”, kapitulli ”Policia e Burgjeve” parashikohet se ”policia e burgjeve është përgjegjëse për ruajtjen e rendit dhë sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale si dhe gjatë transferimit të të burgosurve në Gjykata dhe institucione të tjera”.
Në nenin 12/1(ë) ”Detyrat e policisë të burgjeve” të ligjit nr.80/2020 ”Për policinë e burgjeve” përcaktohet se ndër të tjera, detyrë e policisë të burgjeve është ”kontrollon për sende të ndaluara të burgosurit, regjimin e brendshëm dhe të jashtëm, si dhe personelin e personat që hyjnë dhe dalin në regjimin e brendshëm”.
Në ushtrim të detyrës të tij si punonjës i rolit bazë, i pandehuri Redion Maloku ka shkelur skemën e sigurisë të IEVP ”Jordan Misja” me nr.366 prot. datë 29.03.2019 ”Për udhëzimin e detyrave të policisë të burgjeve sipas vendshërbimeve në I.E.V.P ”Jordan Misja” të Drejtorisë të Policisë të Burgjeve, miratuar dhe me Urdhërin e Drejtorit të Përgjitshëm të Burgjeve Nr.2874 datë 29.09.2019, konkretisht pikën 6 të saj ku parashikohet se: ”punonjësi i rolit bazë kryen kontrollin fizik në dalje dhe dhe përfundim të ajrimit në prezencë të specialistëve të policisë duke zbatuar rregullat e kontrollit”.
Ky shtetas ka mbajtur detyrën si punonjës i rolit bazë në IEVP “Jordan Misja 313”, dhe në datë 08.08.2021 ishte planizuar me shërbim turni i parë te kollona ku ndodhej i dënuari Fatmir Pjetri.
Nga hetimi i kryer provohet plotësisht se ky kontroll nuk është kryer dhe në rast se nga punonjësi i rolit bazë Redion Maloku do të ishte kryer detyra e tij sipas ligjit dhe rregullores, dy personat që tentuan të arratisen nuk do të mund të lëviznin në ambjentet e brendshme të IEVP-së me sende të ndaluara ose të prodhuara prej tyre, për tu përdorur për arratisje apo për të ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë të burgjeve që tentuan ti ndalojnë të dalin nga rrethimi i institucionit.
Kjo gjë vërtetohet plotësisht nga pamjet filmike të ambjenteve të brenshme të IEVP 313 ku konstatohet se Redioan Maloku nuk ka kryer fare kontroll fizik të të paraburgosurit Fatmir Pjetri, i cili dukej qartë se mbante një cantë në dorë brenda të cilës kishte sendet e ndaluara, aq më tepër të imtësishëm, duke bërë të mundur që dy personat që tentuar të arratisen të qakullonin me sende të ndaluara brenda ambjenteve të IEVP, sende të cilat më pas u përdorën prej tyre.
Ky fakt pranohet dhe prej tij kur deklaron se ”Jam dakord se sipas skemës të sigurisë duhet të kryeja kontroll por kam vazhduar të mendoj se duhet të kontrollonin punonjësit e grupit të sigurisë nisur nga fakti se kam vetëm dy muaj në këtë punë dhe nuk kam shumë eksperiencë”.
Punonjës i rolit bazë, shtetasi Oldi Myzyri gjithashtu ka shkelur skemën e sigurisë të IEVP ”Jordan Misja” Tiranë. Në ushtrim të detyrës të tij si punonjës i rolit bazë, ai ka shkelur skemën e sigurisë të IEVP ”Jordan Misja” me nr.366 prot. datë 29.03.2019 ”Për udhëzimin e detyrave të policisë të burgjeve sipas vend-shërbimeve në I.E.V.P ”Jordan Misja” të Drejtorisë të Policisë të Burgjeve, miratuar dhe me Urdhërin e Drejtorit të Përgjitshëm të Burgjeve Nr.2874 datë 29.09.2019, konkretisht pikën 6 të saj ku parashikohet se: ”punonjësi i rolit bazë kryen kontrollin fizik në dalje dhe dhe përfundim të ajrimit në prezencë të specialistëve të policisë duke zbatuar rregullat e kontrollit”.
Ky shtetas ka mbajtur detyrën si punonjës i rolit bazë në IEVP “Jordan Misja 313”, dhe në datë 08.08.2021 ishte planizuar me shërbim turni i parë te kolona ku ndodhej i dënuari Fatmir Pjetri.
Nga hetimi i kryer provohet plotësisht se ky kontroll nuk është kryer dhe në rast se nga punonjësit e rolit bazë, mes të cilëve dhe i pandehuri Oldi Myzyri, do të ishte kryer detyra e tij sipas ligjit dhe rregullores dy personat që tentuan të arratisen nuk do të mund të lëviznin në ambientet e brendshme të IEVP me sende të ndaluara ose të prodhuara prej tyre, për tu përdorur për arratisje apo për të ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë të burgjeve që tentuan ti ndalojnë të dalin nga rrethimi i institucionit.
Kjo gjë vërtetohet plotësisht nga pamjet filmike të ambienteve të brendshme të IEVP 313 ku konstatohet se ai nuk ka kryer fare kontroll fizik të të paraburgosurit Fatmir Pjetri, i cili dukej qartë se mbante një çantë në dorë brenda të cilës kishte sendet e ndaluara, aq më tepër të imtësishëm, duke bërë të mundur që dy personat që tentuar të arratisen të qarkullonin me sende të ndaluara brenda ambienteve të IEVP, sende të cilat më pas u përdorën prej tyre. Ky fakt pranohet dhe prej tij kur deklaron se “Jam dakord se sipas skemës të sigurisë duhet të kryeja kontroll por kur kam filluar unë punë në IEVP “Jordan Misja” ka qenë koha e pandemisë dhe të paraburgosurit kur dilnin në ajrosje nuk kontrolloheshin.
Në këto rrethana, duke mos kryer veprimet bazë të detyrës të tij, në kundërshtim me ligjin të sipërcituar dhe në mospërmbushje të detyrës funksionale të tij, gjë që ka sjellë si pasojë cënimin e rëndë të rendit dhe sigurisë në një IEVP të sigurisë të lartë, shtetasi Oldi Myzyri ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Për realizimin e tentativës për tu arratisur, shtetasit Arbër Cekaj dhe Fatmir Pjetri kanë përfituar dhe nga shkelja e rregullave të shërbimit të rojës të kryera nga punonjës të IEVP “Jordan Misja” Tiranë që kanë qenë me shërbim në momentin e arratisjes, i pandehuri Bashkim Muçaj.
Në ushtrim të detyrës të tij si punonjës i rolit bazë, shtetasi Bashkim Muęa ka shkelur skemën e sigurisë të IEVP 313 nr.366 prot. datë 29.03.2019 ”Për udhëzimin e detyrave të policisë të burgjeve sipas vend-shërbimeve në I.E.V.P “Jordan Misja” të Drejtorisë të Policisë të Burgjeve, miratuar dhe me Urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Nr.2874 datë 29.09.2019, konkretisht pikën nr.5 të saj ku parashikohet se “punonjësi i rolit bazë kryen imtësisht kontrollin fizik të të gjithë personave të burgosur që hyjnë e dalin nga kolona e tij”.
Në datën 08.08.2021 ishte planizuar me shërbim turni i parë te kolona ku ndodhej i dënuari Fatmir Pjetri. Nga hetimi i kryer provohet plotësisht se ky kontroll nuk është kryer dhe në rast se nga punonjësi i rolit bazë Bashkim Muça do të ishte kryer detyra e tij sipas ligjit dhe rregullores, dy personał që tentuan të arratisen nuk do të mund të lëviznin në ambientet e brendshme të IEVP-së me sende të ndaluara ose të prodhuara prej tyre, për tu përdorur për arratisje apo për të ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësve të policisë të burgjeve që tentuan ti ndalojnë të dalin nga rrethimi i institucionit.
Kjo gjë vërtetohet plotësisht nga pamjet filmike të ambienteve të brendshme të IEVP 313 ku konstatohet se ai nuk ka kryer fare kontroll fizik, aq tepër të imtësishëm, duke bërë të mundur që dy personał që tentuar të arratisen të qarkullonin me sende të ndaluara brenda ambienteve të IEVP, sende të cilat më pas u përdorën prej tyre. Ky fakt pranohet dhe prej tij kur deklaron se “Jam plotësisht i ndërgjegjshëm që nuk i kam kryer siç duhet detyrat e mija funksionale siç duket edhe në pamjet filmike”.
Në këto rrethana, duke mos kryer veprimet bazë të detyrës të tij, në kundërshtim me ligjin të sipërcituar dhe në mospërmbushje të detyrës funksionale të tij, gjë që ka sjellë si pasojë cënimin e rëndë të rendit dhe sigurisë në një IEVP të sigurisë të lartë, shtetasi Bashkim Muça ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Akuza në ngarkim të të pandehurve Oldi Myzyri, Redian Maloku dhe Bashkim Muça provohet nga deklarimet e shtetasve Myfit Xheka, Gëzim Nikoçi Ali Almeta, Xhavit Kurti, Bledar Kurti, pamjet filmike të kamerave të sigurisë të IEVP “Jordan Misja’, proces-verbalin për sekuestrimin e provave materiale dhe prova të tjera të grumbulluara në fashikullin e gjykimit nr.5648/1 të vitit 2022”, thuhet në dosje.
Top Channel