Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, si parashikohet moti këtë të shtunë
25/10/2025 07:09
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kthjellime. Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra përgjatë maleve.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri 10m/s
Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.
Top Channel