Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet shoferi i autobusit nga policia kufitare
25/10/2025 09:09
Një 54-vjeçar është arrestuar në Kapshticë, nën akuzën e kontrabandës së mallrave.
Policia thotë se u kalua për kontroll në vijën e dytë autobusi me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë.
Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 54 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel