Pasi ia la vendin debutuesit Arvid Lindblad në provat e para të lira, Max Verstappen u paraqit në sesionin e dytë si piloti më i shpejtë në Çmimin e Madh të Meksikës.

Kampioni i  botës në fuqi fitoi këtë sesion provash me kohën 1 minutë 17 sekonda djhe 392 të mijtat duke lënë pas tij pilotin e Ferrarit, Charles Leclerc me 153 të mijtat më shumë. Ndërsa kohën e tretë më të mirë e regjistroi Andrea Kimi Antonelli me Mercedes me 174 të  mijtat më shumë se Verstappen.

Piloti i ri Italian la pas tij Lando Norris me McLaren që u rendit në vendin e katërt të këtij sesioni provash të lira, ndërkohë që pesëshen e pilotëve më të shpejtë e plotësoi Leëis Hamilton që në provat e para të lira ia kishte lënë vendin Antonio Fuocos, me 300 të mijtat më shumë se Max Verstappen.

Përsa i përket sesionit të parë të provave të lira, ishte Ferrari me Charles Leclerc që u shfaq më i shpejti në pistën meksikane me kohën 1 minutë 18 sekonda e 380 të mijtat, i ndjekur nga Andrea Kimi Antonelli me 107 të mijtat më shumë, ndërsa në kohën e tretë më të mirë e regjistroi Nico Hulkenberg me 380 të mijtat më shumë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta