Konsiderohej zv.presidenti më i fuqishëm në historinë e Amerikës, ndërron jetë në moshën 84 vjeçare, Dick Cheney						
								
			Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi marrëveshjen e paqes në Lindjen e Mesme në Egjipt. Ai ishte i shoqëruar nga udhëheqësit e fuqive garantuese, Egjiptit, Turqisë dhe Katarit.
18:45 Trump nënshkruan dokumentin e planit të paqes në Gaza: Na u deshën 3000 vite për këtë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së paqes në Lindjen e Mesme në Egjipt. Ai ishte i shoqëruar nga udhëheqësit e fuqive garantuese, Egjiptit, Turqisë dhe Katarit. “Siç mund ta shihni, ky është ndoshta takimi më i madh i vendeve për sa i përket pasurisë dhe fuqisë që ka ndodhur ndonjëherë, dhe është një nder i madh të jem pjesë e tij”, tha Trump para nënshkrimit.
18:15 Presidenti egjiptian lavdëron Trump për marrëveshjen në Gaza: Është i vetmi që mund të sillte paqen
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, folën shkurt me shtypin pasi Trump mbërriti në qytetin egjiptian të Sharm El Sheikh për një samit paqeje me dhjetëra udhëheqës globalë. “Është një kënaqësi dhe nder i madh t’ju kemi me ne këtu në qytetin e paqes”, i tha Sisi Trump para gazetarëve.
17:10 Donald Trump mbërrin në Egjipt për samitin historik, ja liderët botërorë që do të marrin pjesë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në qytetin turistik egjiptian Sharm el-Sheikh, ku do të bashkë-kryesojë një ceremoni nënshkrimi që ka tërhequr një turmë homologësh të tij nga e gjithë bota. Air Force One, avioni presidencial u shoqërua në zonë nga avionë luftarakë egjiptianë.
“Një kohë e artë për Izraelin, një kohë e artë për të gjithë rajonin”: Fjalimi që Donald Trump mbajti përpara parlamentit izraelit ishte i mbushur me tone euforike.
Presidenti amerikan u shfaq shpresëplotë se tashmë, rajoni do të hyjë në një periudhë të re paqeje e zhvillimi. “Jemi mbledhur në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese të madhe”, tha ai mes duartrokitjeve entuziaste të ligjvënësve izraelite, teksa falenderoi falënderuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanayhu për bashkëpunimin, si dhe vendet arabe që ndërmjetësuan negociatat të cilat cuan drejt vulosjës së marrëveshjes me Hamasin.
14:25 Hamasit i del “armik” i ri/ Luftime të ashpra, 30 të vdekur gjatë fundjavës
Gati 30 të vrarë është bilanci i përleshjeve të ashpra që shpërthyen në qytetin e Gazës mes forcave të Hamasit dhe anëtarëve të armatosur të familjes Dughmush, në atë që konsiderohet si një nga konfrontimet e brendshme më të dhunshme që nga përfundimi i operacioneve të mëdha izraelite në enklavë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një thirrje të jashtëzakonshme gjatë fjalimit të tij të hënën në Knesset, që kryeministri Benjamin Netanyahu të merrte një falje për shkak të problemeve të vazhdueshme ligjore.
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se i gjithë rajoni ka miratuar një plan që Gaza do të çmilitarizohej, përfshirë Hamasin. Megjithatë, këto elementë të planit 20-pikësh të Trump ende nuk janë negociuar dhe rënë dakord nga palët dhe Hamasi duket se i ka hedhur poshtë ato. Presidenti amerikan tha më tej se Izraeli ka fituar gjithçka që mund të fitohej “me forcën e armëve”, një tjetër përkulje e qartë ndaj mesazhit të tij se lufta ka mbaruar, shkruan BBC.
Presidenti i SHBA Donald Trump gjatë fjalimit të tij në Parlamentin izraelit, u shpreh se vendet e Lindjes së Mesme duhet të ndalojnë së krijuari armiq dhe të punojnë së bashku për të krijuar “mundësi dhe prosperitet”. Ai thotë se “në vend që të prodhojnë armë”, vendet në rajon duhet të përqendrohen në shpenzimin e parave për shkolla, mjekësi, industri dhe inteligjencë artificiale.
14:04 Netanyahu shpresë tek Trump: Mund ta ndihmojë Izraelin të normalizojë marrëdhëniet me vendet arabe
Presidenti i Izraelit, Benjamin Netanyahu mbajti fjalimin e tij në parlament gjatë vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump. Ai nuk ndali lëvdatat për Trumpin, duke ia dhënë atij meritën për një marrëveshje të shkurtër armëpushimi të arritur në janar që çoi në lirimin e disa pengjeve. Netanyahu deklaroi se beson që lidershipi i presidentit amerikan do ta ndihmojë Izraelin të normalizojë marrëdhëniet me më shumë vende arabe, ndërsa këmbëngul se Izraeli do të mbetet “vigjilent” ndaj kërcënimeve të ardhshme.
Fjalimi i Donald Trump-it u ndërpre sapo një deputet i opozitës, anëtar i parlamentit izraelit, i cili mbajti lart një copë letër ku shkruhej “Njihni Palestinën”. Kryetari i Parlamentit, Amir Ohana, thirri me zë të lartë për rend mes kundërshtimeve të forta ndaj deputetit protestues, i cili u nxor shpejt jashtë. Ohana dëgjohej duke thirrur emrin e Ofer Cassif, një politikan i krahut të majtë. Mediat lokale raportojnë se jashtë mund të jenë nxjerrë dy deputetë.
13:25 Lirimi i pengjeve/ Trump i drejtohet parlamentit izraelit : Një ditë gëzimi dhe shprese të madhe
I kthyer në Jerusalem, presidenti amerikan Donald Trump pritet me duartrokitje dhe brohoritje ndërsa fillon fjalimin e tij në Knesset. “Vend i bukur, vend vërtet i bukur. Ne mblidhemi në një ditë gëzimi të thellë dhe shprese në rritje”, u shpreh Trump.
12:21 “Lufta mbaroi”/ Mbërritja e Trump në Izrael, Netanyahu i shtron tapet të kuq presidentit amerikan
Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti në Izrael ku shefit të Shtëpisë së Bardhë iu rezervua një pritje madhështore me qilim të kuq të shtruar në pistë, pavarësisht se në shtetin hebre ai nuk do të qëndrojë veçse pak orë. Në aeroport kishin dalë një sërë presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe një sërë zyrtarësh të lartë ushtarakë.
Top Channel