Defekti i një traileri ka bllokuar tunelin e unazës veriore në kryeqytet.

Sikurse duket në videon e siguruar nga Top Channel, qindra automjete kanë mbetur të bllokuara, për shkak se traileri ka bllokuar daljen nga tuneli.

Në pamje duken edhe qytetarët, të cilët janë bllokuar në trafik dhe kanë dalë nga automjetet e tyre.

Në vendin e ngjarjes pritet ndërhyrje për lirimin e trafikut.

Top Channel