
Gjykata kushtetuese ngrin dekretin e presidentit Bajram Begaj që vendosi datën 9 nëntor si ditën kur do të mbahen zgjedhjet lokale për bashkinë e kryeqytetit.
Zyrtarisht kjo gjykatë tha se vendimi u mor njëzëri dhe se padia e ish kryebashkiakut Erjon Veliaj kalon në seancë plenare publike që do të mbahet në datën 31 tetor.
Vendimi i pezullimit të dekretit të presidentit Begaj do të thotë se për Tiranën gjykata kushtetuese urdhëron të mos ketë zgjedhje lokale, ndërkohë që më herët avokatët e Veliaj e konsideruan shkelje të rëndë kushtetuese dekretimin e datës së zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës përsa kohë sipas mbrojtjes e trajtoi shkarkimin e Veliajt si një çështje administrative, duke prodhuar sipas tyre një akti juridik të pavlefshëm.
Po në kushtetuese Erjon Veliaj ka kundërshtuar edhe shkarkimin nga detyra e kryetarit të bashkisë së Tiranës, që nuk u paraqit në detyrë siç thotë ai për shkak të pamundësisë sepse është i paraburgosur. Mbas kësaj padie avokatët shtuan edhe një pikë tjetër, ku kërkohej pezullim i dekretit derisa gjykata të shprehet për tërësinë e çështjes në themel.
Në një dosje me 30 të pandehur, Erjon Veliaj akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash , ndërkohë që çështja është në seancë paraprake.
Është botuar në Fletor Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ku arsyetohet se përse është marrë vendimi për pezullimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhje në Tiranë, në 9 nëntor.
17:33 Kushtetuesja ngriu dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë, reagon Presidenca
Reagimi i Presidencës:
Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025.
Kandidati i opozitës, Florjan Binaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar votimin në Tiranë në 9 nëntor.
Në një reagim në rrjetet sociale, ai shprehet se kurdo që të caktohen zgjedhjet për Tiranën, do të marrë pjesë në garën zgjedhore.
“Miqtë e mi, Zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë që po nisim. Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim.
16:50 Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon PS: Vendimi nuk prek…
Partia Socialiste ka reaguar në lidhje me pezullimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj, që vendosi datën 9 nëntor si ditën kur do të mbahen zgjedhjet lokale për bashkinë e kryeqytetit.
Në mesazh thuhet se vendimi nuk i prek zgjedhjet që do të mbahen, teksa shton se më 31 tetor pritet të merret vendimi përfundimtar.
“Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor”, thuhet në mesazhin e shpërndarë në degët e PS në Tiranë.
Është zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila ngriu dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në bashkinë e Tiranës.
Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që pezulloi dekretin e presidentit Bajram Begaj që vendosi datën 9 nëntor si ditën kur do të mbahen zgjedhjet lokale për bashkinë e kryeqytetit.
Në një deklaratë për gazetarët, Berisha tha se vendimi i sotshëm është një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të kushtetutës së vendit, në mbrojtje të kushtutetueshmërisë së rendit.
Top Channel