“Betejë me Serbinë për 90 minuta”, Silvinjo komenton listën: Kam besim te këta lojtarë

03/10/2025 11:58

Trajneri i kombëtares Shqiptare Sylvinho ka dalë sot në konferencën për shtyp pasi ka prezantuar listën e 25 lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor të cilat do të transmetohen në DigitAlb, atë më kryesoren dhe më të rëndësishmen që është përballja me Serbinë në Leskovac më 11 tetor dhe me Jordaninë, miqësorja që luhet në stadiumin kombëtarë të Tiranës më 14 tetor.

Lista dhe emrat e të grumbulluarve mbetet në shumicën e saj e njëjta, emri i ri i vetëm është mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës, ish-lojtari i Tiranës, Klisman Cake. Sigurisht një alternativë mes mbrojtësve si Gjimshiti, Ajeti, Mihaj, Mitaj, Balliu, Hysaj, Aliji dhe i dëmtuari Ardian Ismajli që gjithsesi është thërritur për konfirmim të gjendjes nga stafi mjekësorë I ekipit kombëtarë.

Mesfusha është me të njëjtit lojtarë, Ramadani, Shehu, Asllani, Berisha, Laci, Pajaziti, Bajrami, Hoxha dhe Asani

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për repartin e sulmit edhe pse bie në sy mungesa e Ernest Muçit ndërkohë që 4 të tjerët janë Broja, Uzuni, Manaj dhe Daku.

Në fjalët e tij të para për listën trajenri Sylvinho deklaroi: “Pikë së pari, është një listë me 25 lojtarë dhe kemi një situatë pak më ndryshe, e dini që Ismajli pësoi një dëmtim katër ditë më parë, nuk luan në fundjavë, nuk udhëton për ndeshjen ndaj Lacios. Ne presim stafin mjekësor të klubit, të bien dakord me doktorin Stesina. Është i dëmtuar, të shohim në fundjavë situatën për të kuptuar sa më qartësisht. Nuk ka çfarë të fshihet këtu.”

“Besoj absolutisht te lojtarët tonë. Nuk është momenti i eksperimenteve. Është një moment shumë i rëndësishëm i kualifikimit, ne njohim shumë mirë lojtarët. Padyshim që për dëmtim kemi Klisman Caken që hyn në grup. Sepse është momenti i lojtarëve me eksperiencë, jo për ata me 20-21-22 vjet. Besoj shumë te të gjithë, jam absolutisht i kënaqur nga kjo listë lojtarësh të grumbulluar”, tha tekniku brazilian.

Botës ndaj Serbisë, e cila do të luhet më 11 tetor në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac, në orën 20:45. Ndeshja miqësore Shqipëri – Jordani, do të zhvillohet më 14 tetor, në “Air Albania”, në 19:00. Biletat për këtë ndeshje janë në shitje online në linkun Shqipëri – Jordani, si dhe në pikë fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

“Është një ndeshje shumë e vështirë për të dy skuadrat, e rëndësishme. Ne shkojmë atje në garë, në gjendje për t’u kualifikuar, ata janë të fortë, me shumë eksperiencë. Siç e themi gjithmonë, futbolli luhet 90 minuta, nuk fitohet në 10-15-25.

Duhet të bëjmë një ndeshje të plotë 90 minuta, është ndeshje e rëndësishme e jemi të ndërgjegjshëm çfarë duhet të bëjmë. Unë kam shumë besim te ky grup. Lojtarët kur janë në këtë nivel besimi dhe një grup që më kënaq, që mund të shkojë kudo e bëjë ndeshje të shumë të bukur, e kemi bërë në Pragë, Varshavë, kudo.

Jemi të përqendruar 100% në këtë ndeshje, e përsërit që janë 90 minuta shumë të rëndësishme për ne, për të dy skuadrat”, tha ndër të tjera trajneri.

Lista e plotë

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Top Channel