50 mijë euro për pasaportë false/ Emigrim ilegal me anë të dokumenteve të falsifikuara, “bum” kërkesash nga të huajt
Për herë të parë, ekskluzivisht në “Top Story” nga Grida Duma, Igli Tare rrëfen për sfidat, emocionet dhe planet e tij, mes trofeve legjendarë të kuqezinjve.
Sot në drejtimin e një prej klubeve më të mëdha në botë, Milanit, Igli tregon se si e kishte ditur që shumë herët se një ditë do të ishte pjesë e Serie A, ndjenjë të cilën mban mend që t’ia ketë treguar edhe shokëve, që atë kohë e quajtën “të çmendur” dhe nuk e besuan.
“E kam ndjerë që do të shkoja nga futbollist në drejtues, siç e kam ndier në kohën e komunizmit me shokët e mi të shkollës, kur uleshim te “Parku Rinia“ dhe unë u thosha gjithmonë që një ditë do më shikoni te Serie A në Kampionatin Italian. Gjithmonë më thoshin që jam i çmendur dhe nuk më besonin.
Mbas 15 vjetësh u takova rastësisht me një nga shokët e mi që ma përmendi këtë fakt. Unë e besoj që nëse ke një ëndërr duhet të dish të luftosh dhe ta realizosh atë. Unë kam një shprehje që e përdor gjithmonë. Aty ku për të tjerët është fundi, për mua është vetëm fillimi”, u shpreh Tare.
Top Channel