Goditi me grusht drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve pasi iu ndërpre kontrata e punës, arrestohet 48-vjeçari në Kavajë
30/09/2025 13:40
Një 48-vjeçar në Kavajë është arrestuar pasi goditi me grusht drejtorin e institucionit ku iu ndërpre kontrata e punës.
Blutë bëjnë me dije se më parë ai e kishte kanosur nëpërmjët mesazheve dhe thirrjeve telefonike.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për shkak të ndërprerjes së kontratës së punës në Ujësjellës-Kanalizime Kavajë, ka goditur me grusht, drejtorin e institucionit, shtetasin O. D., të cilin gjithashtu e ka kanosur nëpërmjet mesazheve dhe thirrjeve telefonike.
Top Channel