Incident në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës, i riu futet me forcë në sallë, ndërhyn policia
29/09/2025 11:52
Me tensione dhe incidente është zhvilluar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Vlorës.
Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, bën me dije se një banorë ka hyrë me forcë në sallën ku po zhvillohej mbledhja.
Banori ka pretenduar se i është prishur banesa, e cila ndodhet në rrugën që lidh Portin e Vlorës me rrugën Transballkaniken.
Banori nuk ka marrë dëmshpërblimin për prishjen e banesës së tij për hapjen e projektit që lidh Transballkaniken me Portin.
Pas ndërhyrjes së menjëhershme të policisë, është shoqëruar jashtë sallës.
Top Channel