Policia e Vlorës ka goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike në një zonë malore midis fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë, ku u asgjësuan 302 bimë të dyshuara kanabis dhe u sekuestruan 121 kilogramë bimë narkotike në proces tharjeje.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia shpalli në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të këtij aktiviteti kriminal:

R. B., 41 vjeç, banues në Lukovë;

A. N., 30 vjeç, banues në Delvinë.

Të dy personat akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

Top Channel