Gjyqi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja kur do të mbahet seanca e radhës/ Ish-presidenti: Kërkoj ekspertizë të pavarur, emri im është fuqia ime
Policia ka dhënë disa detaje në lidhje me vrasjen e 51-vjeçarit në Durrës, mbrëmjen e kaluar.
Sipas policisë rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. B., alias M. B., rreth 51 vjeç.
Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ka humbur jetën.
Përgjatë natës dhe aktualisht, grupi i posaçëm hetimor ka kryer dhe është duke kryer një sërë veprimesh të thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Top Channel