Lajm i mirë për Allergrin, Leao rikthehet nga dëmtimi, ylli portugez gatshëm për supersfidën ndaj Napolit në fundjavë

25/09/2025 13:56

Pas tre fitoreve radhazi në ligë dhe një në Kupën e Italisë pa pësuar gol, Milani i Allegrit po përgatitet për provën e parë të madhe të sezonit.

Napoli, kampionët italianë dhe liderët e ligës, mbërrijnë në San Siro për javën e pestë të Serie A. Për këtë rast, trajneri i Rossonerëve do të jetë në gjendje të mbështetet te Rafael Leao për herë të parë këtë sezon.

Ylli portugez është rikuperuar plotësisht nga dwmtimi nw muskul që e detyroi të humbiste katër ndeshjet e para dhe është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit.

Ky është një lajm i mirë pwr Allegrin, siç parashikoi asistenti Landucci në intervistën pas ndeshjes nw fitoren 3-0 në Kupën e Italisë kundër Lecce, por pavarësisht se është përsëri i disponueshëm, Leao nuk do të kthehet menjëherë në formacionin titullar.

Portugezi do të ulet në stol, gati për të kontribuar për një kohë të shkurtër, ndoshta si Nkunku, duke ia lënë vendet titullare dyshes Pulisic-Gimenez.

Top Channel