Kategoria e Parë/ Besa e Maganit vijon me fitoret, Skënderbeu merr tre pikët në fund. Luhen dy ndeshjet e fundit të vitit 21/12 15:35
Një tjetër dopietë dhe Lionel Messi e çon Miamin në fazën play-off të MLS-së, ligës profesionale amerikane.
Argjentinasi ishte ylli i padiskutueshëm i fitores 4-0 ndaj New York FC, me një asist dhe dy gola, duke i siguruar atij titullin e golashënuesit më të mirë të sezonit me 24 gola në 23 ndeshje.
Luis Suarez shënoi gjithashtu, nga pika e bardhë e penalltisë.
Ish-sulmuesi uruguaian i Barcelonës po kthehej nga një pezullim prej tre ndeshjesh pasi pështyu një anëtari të stafit të Seattle.
Me dy ndeshje të mbetura në sezonin e rregullt, Inter Miami mban vendin e tretë në Konferencën Lindore, pesë pikë pas liderëve Filadelfias.
Top Channel